Subscribe

Partia Demokratike ka denoncuar sot inceneratorin e Tiranës, duke e cilësuar atë si aferën më të madhe korruptive.

 

Nënkryetarja e PD Jorida Tabaku, ka publikuar raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për këtë incenerator, sipas të cilit qytetarët e Tiranës që nga viti 2018 po paguajnë dy herë një incenerator inekzistent në zonën e Sharrës.

 

JORIDA TABAKU
NENKRYETARE E PD
“Sot e kësaj dite në atë që duhej të ishte Inceneratori i Tiranës, raporti i KLSH-së thotë se megjithëse është paguar një shumë, shumë e madhe, rreth 80 milionë euro, kanë përfunduar vetëm 2 nga 9 lotet e parashikuara prandaj sot qytetarët e Tiranës nuk janë duke e marrë shërbimin e incenerimit dhe kjo është shkelja më e lartë që indentifikon ky Raport.”

 

KLSH ka analizuar kontratën dhe zbatimin e saj duke konkluduar se vlera reale e depozitimit të mbetjeve në incenerator është 40.6 euro për tonë.

 

“Për rrjedhojë qytetarët e Tiranës falë përfshirjes së Erion Veliaj në Grupin e Strukturuar Kriminal të Plehrave, paguajnë sot dyfish më shumë, duke pasur parasysh edhe rritjen e tarifave të pastrimit. Vetëm për vitin 2020 kosto e pastrimit të qytetit të Tiranës ka shkuar nga 2.56 mld lekë dhe kjo është një shifër që paguhet nga qytetarët e Tiranës, në një kosto pothuajse dy herë më të lartë. Ndërkohë që përsa i përket Landifillit të Sharrës shpenzimet prej 1.5 milionë eurosh, janë rritur në 1 miliard euro që do të thotë se sot paguajmë shërbime 10 herë më të larta në koston e pothuajse 8 milionë eurove.”

 

Bazuar edhe mbi këtë raport, PD ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, ministrat Arben Ahmetajn, Damian Gjiknurin, Lefter Koka, tre kryetarët e bashkive Tiranës, Elbasanit dhe Fierit si përgjegjës për aferën e inceneratorëve me një kosto prej 430 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *