Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaron se Shqipëria nuk ka bërë asnjë progres sa i përket mbështetjes së fermerëve për të shitur produktet e tyre në treg.

 

Në një postim në “Facebook”, Salianji denoncon se Shqipëria është një serë e madhe me hashash. Duke iu referuar një raporti të OKB-së, Salianji shton se vendi ynë është i pari në Europë për prodhimin e hashashit.

 

“Pak ditë më parë, një fermer i dha fund jetës sepse produktet e tij kalbeshin për mungesë të tregut dhe subvencioneve. Në të njejtat vështirësi janë mijëra fermerë, të braktisur nga një pushtet që prioritet dhe produkt kryesor ka hashashin. Shqipëria vijon të jetë një serë e madhe kanabsi, të parët në Europë për prodhimin e hashashit sipas raprotit të OKB-së, sepse kultivimi ndodh me urdhrin politik të atij që e ktheu vendin në Kolumbinë e Europës për të siguruar vota nga krimi i organizuar”, shkruan deputeti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *