Partia Demokratike ka shpallur këtë të shtunë rezultatet për drejtimin e sekretariateve.

 

Në një deklaratë për shtyp, nga selia blu, Jemin Gjana prezantoi listën e fituesve. Sipas rezultateve të bëra publike nga Jemin Gjana, Sekretar I Përgjithshëm I PD u zgjodh Gazment Bardhi.

 

Bardhi mori 277 vota përballë kandidati tjetër Dorian Teliti, i cili mori 44 vota. Ndërsa Sekretar Organizativ ne PD u shpall me 285 vota Sait Dollapi.

 

Në postin e Sekretarit të Çështjeve Ligjore u zgjodh Çlirim Gjata me 284 vota, kurse në atë të Sekretarit për Burimet Njerëzore Ervin Minarolli me 278 vota.

 

Ivi Kaso u zgjodh Sekretar për Çështjet Zgjedhore.

 

Në Këshillin Kombëtar të PD që u mblodh këtë të shtunë votuan 328 anëtarë nga 355 që janë në total.

 

Ndërkohë deri më tani postet që janë zgjedhur në PD krahas sekretariateve janë:

 

Kryetar i Këshillit Kombëtar, Bujar Nishani

 

Kryetari i Komisionit të Integritetit dhe Etikës, Halim Kosova.

 

Kryetar i Komisionit Zgjedhor Jemin Gjana.

 

Kryetar i Komisionit të Apelimit, Arben Ristani,

 

Kryetar i Bordit Financiar Alfred Rushaj.

 

Nënkryetar të PD:

 

Edi Paloka

 

Edmond Spaho

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *