Eksperti i ekonomisë pranë Partisë Demokratike Dorjan Teliti shprehet se kryeministri Edi Rama në 7 vjet i ka varfëruar shqiptarët, duke iu marrë nga xhepi 2.1 miliardë euro vetëm nga rritja e taksave.

Përmes një postimi në “Facebook”, Teliti thekson se Rama çoi mijera biznese drejt falimentimit, ndërsa shton se plani PD nxit punesimin, rrit konsumin dhe ndihmon biznesin.

“RAMAVIRUSI ne 7 vite varferoi shqiptaret duke u marre nga xhepi 2.1 miliarde euro vetem nga rritja e taksave. Edi Rama coi dhjetera mijera biznese drejt falimentimit dhe qindra mijera shqiptare moren rruget e emigracionit. Por nuk i mjaftuan deshtimet, tani genjen dhe veten, sepse shqiptaret nuk i genjen dot me. Genjeshtra e rradhes e Edi Rames: me PD do paguani me shume. Fakti: cdo i punesuar do te paguaje me pak, pasi me taksen e sheshte 9% per Tatimin mbi te Ardhurat Personale nga pagat per cdo te ardhur mbi 30 mije leke (zero tatim per te ardhurat deri ne 30 mije leke), duke i lene keshtu me shume para ne xhep cdo te punesuari ne vendin tone. E verteta nuk mund te fshihet. Plani PD nxit punesimin, rrit konsumin, ndihmon biznesin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *