Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, pë rte cilin tha se nuk ka për ta marrë mandatin e tretë.

Në një deklaratë për mediat, Vokshi u shpreh se Shqipëria ka ngecur në vendnumëro gjatë këtyre tetë viteve me Ramën në krye të qeverisë.

Sipas tij, Shqipëria nuk ka bërë progres në asnjë fushë.

“Edi Rama, i cili ka dështuar në 8 vite në çdo fushë, nuk do të mund të marrë një mandat tjetër nga qytetarët. Këto 8 vite, Shqipëria ka ngecur me Edi Ramën, ndërsa vende të tjera, të ngjashme me ne, kanë bërë progres dhe zhvillim të jashtëzakonshëm. Edi Rama mund të tregojë përralla në shëtitjet e tij propagandistike elektorale, por njerëzit e vuajnë në lëkurë dështimin e tij 8 vjeçar dhe premtimet e pambajtura. Edi Rama nuk ka një bilanc pune në shërbim të qytetarëve. Me qindra mijëra shqiptarë ose janë larguar nga vendi, ose janë varfëruar nën drejtimin e Edi Ramës. Të rinjtë janë pa punë, pa perspektivë me Edi Ramën, sepse për 8 viet ai ounoi për vete dhe për një grusht klientësh. Puna e vetme që kryeministri më i dështuar në historinë 30 vjeçare të pluralizmit nuk do që të lërë përgjysëm është shumëfishimi i pasurisë së tij dhe i ministrave. Në 8 vjet, dokumentat zyrtare tregojnë se qeveritarët e Edi Ramës e trefishuan pasurinë e deklaruar. Sa më shumë flet për një mandat të tretë, aq më shumë i gënjen shqiptarët. Kjo duhet dhe do të marrë fund në 25 Prill! Boll më me kohë të humbur! Humbëm 8 vjet të çmuar me Edi Ramën! Vendit i duhet ndryshim! Shqiptarët duan ndryshim! Në 25 Prill Rama do të humbasë, Shqipëria do të fitojë dhe ne do të nisim të punojmë për qytetarët shqiptarë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *