PD denoncoi nëpërmjet ish deputetit Agron Shehaj fitimet marramendese te koncesionit te Rruges se Kombit per 3 muaj e gjysem.

 

Shehaj tha se Shqipëria po vidhet cdo ditë nga Rama dhe klientët e tij. Sipas PD, vetëm në vitin 2018 për 3 muaj e gjysme punë, kompania koncesionare ka marrë 10 milion euro fitime nga Rruga e Kombit.

 

 

Shqipëria nuk është e varfër, por vidhet çdo ditë nga Rama dhe klientët e tij. Ky është bilanci i kompanisë që ka me koncesion mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit. Vetëm për vitin 2018, kompania ka fituar rreth 10 milionë euro. Para që u janë marrë qytetarëve nga taksa e kalimit, por edhe nga Buxheti i Shtetit.Trau në Rrugën e Kombit është vendosur në Shtator të 2018 dhe ortakët e Kompanisë do fusin në xhep 10 milionë euro vetëm në 3 muaj e gjysëm punë, me një marzh fitimi prej afro 40%.Ky është vetëm viti i parë i një koncesioni që do të zgjasë 35 vjet. Dhe pēr 35 vjet qytetarët do paguajnë nga xhepi për fitimet e majme të koncesionarit.Ky është mashtrimi i Edi Ramës. Ai tha që koncesioni duhej për të mirëmbajtur Rrugën e Kombit por në të vërtet duhet për të pasuruar atë dhe miqtë e tij.

 

Ish deputeti Agron Shehaj tha se Rama i ka përdorur masivisht PPP-të për të vjedhur ndonëse ato janë kritikuar nga institucionet ndërkombëtare.

 

 

Kjo është një provë e qartë pse Rama ka përdorur masivisht PPP-të, pavarësisht kritikave të Bankës Botërore, FMN-në dhe Departamentit Amerikan të Shtetit: të vjedhë shqiptarët për të pasuruar veten dhe për të konsoliduar pushtetin personal.Partia Demokratike do të ndjekë paratë për çdo koncension të padrejtë dhe do vendosi para drejtësisë të gjithë pushtetarët grabitqarë dhe ortakët e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *