Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia e quan një mashtrim premtimin e kryeministrit Edi Rama për rritje pagash për mjekët.

Për Spahian, kreu i qeverisë po i mashtron bluzat e bardha njësoj siç mashtroi shqiptarët për shëndetësi falas.

“Edi Rama njeh vetem mashtrimin. Premtimi për rritje pagash për mjekët i Edi Ramës është njësoj si premtimi për listat e hapura: mashtrim. Me Edi Ramën në krye të qeverisë nuk ka për të patur rritje të vërtetë pagash për mjekët. Deklaratat e Ogerta Manastirliut dhe Elisa Spiropalit për rritjen e rrogave të mjekëve janë zgjatje e agonisë së një pushteti të kalbur, gati për t’u shembur në 25 Prill. Ka një muaj që flasin për rritje pagash, por nuk kanë asgjë konkrete, sepse modeli i vetëm i Edi Ramës është mashtrimi! Po i mashtron mjekët dhe infermierët njëlloj siç mashtroi shqiptarët për shëndetësi falas.”

Demokrati theksoi se PD ka një projekt konkret për rritjen e pagave, 1200 euro në muaj për mjekët dhe 700 euro për infermierët.

“Është një nga projektet tona më të rëndësishme për t’u dhënë shqiptarëve një sistem shëndetësor, që punon për ta, jo për një grusht njerëzish.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *