Partia Demokratike ka bere pergjegjes kryeministrin Rama per lirimin e drejtuesve te bandave kriminale.

Sekretari I pergjithshem i PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se reagimi i qeverise eshte thjesht nje teater, pasi ata kane punuar per te mbledhur vota per PS.

 

GAZMENT BARDHI

 

SEKRETAR I PERGJITHSHEM, PD

 

Askush nuk ka dyshimin më të vogël se lirimi nga burgu i bosëve të krimit të organizuar dhe vrasësve më të rrezikshëm është bërë me dijeninë e Edi Ramës.   Lulzim Berisha, Endrit Dokle, Genc Tafili, Ilir Paja, Viktor Ymeri jo vetëm janë jashtë burgut, por kanë dalë me garanci shtetërore, duke u siguruar vende pune. Të gjithë këta kanë punuar brenda dhe jashtë burgut për të bërë vota për Partinë Socialiste, për të mbajtur në pushtet Edi Ramën.

 

Bardhi ka vene ne dukje se deklarata e ministrise se drejtesise behet gjithnje pas lirimit te personave te rrezikshem edhe pse ministria vihet ne dijeni paraprakisht.

 

Edi Rama dhe Etida Gjonaj duhet t’u shpjegojnë shqiptarëve pse nuk reaguan menjëherë, pasi bosi i krimit Lulzim Berisha u lirua me garanci të Vangjush Dakos? Pse nuk e informojnë opinionin publik se janë në dijeni të plotë që po përgatitet edhe lirimi i bosit të krimit të organizuar Arben Grori?

 

Sipas opozites e vetmja zgjidhje per kete situate eshte largimi i qeverise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *