Partia Demokratike ka reaguar menjëherë ndaj thirrjes se policisë drejtuar qytetareve, per te mos marre pjese ne protestën e opozitës.

 

Ne nje deklarate për shtyp, selia blu kërkon qe Policia e Shtetit të heqë dorë nga keqpërdorimi politik dhe të mos pranojnë të dale kundër popullit për interesat e Edi Ramës. Çdo punonjës dhe funksionar i policisë, që do tentojë të pengojë apo intimidojë qoftë dhe një qytetar të vetëm, sipas opozitës, se do të filmohet e do të regjistrohet. PD nënvizon se ata do të mbajnë përgjegjësi penale para ligjit.

 

Duke i bërë thirrje njerëzve qe t’i bashkohen protestës, opozita bën me dije se manifestimi ne rrugët kombëtare, duke i bllokuar ato për nje ore, do të jetë paqësor, por i vendosur dhe i pathyeshëm.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *