Partia Demokratike ka publikuar një video në “Facebook”, teksa “shigjeton” kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa vendi po përballet me krizën si pasojë e COVID, nënvizohet në postimin e selisë blu, kreu i qeverisë nuk shkon në zyrë prej 119 ditësh.

Mes të tjerash, theksohet se qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta.

“Vendi është në krizë, ndërsa Rama nuk shkon në zyrë prej 119 ditësh. Atij nuk i bëhet vonë. Është koha për një kryeministër që mendon për njerëzit”, thuhet në mesazhin e PD-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *