Subscribe

Edhe pas arrestimit te Rexhep Rrajas, Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Rama se po kërkon të mashtrojë shqiptarët. Në një deklaratë zyrtare, PD nënvizon se prangosja e djalit të deputetit socialist erdhi vetëm pas bërjes publik të rastit nga nënkomisar Emiljano Nuhu, duke provuar vërtetësinë e dëshmisë së tij.

 

Opozita nënvizon se arrestimi i Rrajës është i pamjaftueshëm dhe një truk për t’i vënë kapak një skandali më të madh politik: përfshirjes direkte sipas saj, të disa prej pushtetarëve më të lartë të vendit në krimin e mbulimit të torturimit të vajzës nga djali i deputetit të Edi Ramës.

 

Arrestimi i djalit përdhunues të deputetit të Edi Ramës pa prekur asnjë nga pushtetarët që penguan drejtësinë, që mbrojtën përdhunuesin, që kërcënuan vajzën e torturuar dhe më pas kërcënuan me pistoletë në kokë edhe oficerin Nuhu, është skenari mafioz që ligji të mos zbatohet për kriminelët me të cilët Edi Rama ndan pushtetin.

 

Edhe më herët gjatë ditës, PD përmes deputetes Albana Vokshi, akuzoi Ramën se po mbron dhunuesit e vajzës dhe po kërcënon oficerin e policisë.

 

“Rama qëndroi krah kriminelëve, duke dënuar denoncuesin Emiljano Nuhu, me sulmoi të njëjtën gjuhë si Zaganin, që denoncoi grupin e trafikantëve Habilaj. Rama e ka provuar me rastin e Zaganit, se sjellja si mafioz, me denigrim, e vonoi të vërtetën për hetimin ndaj Saimir Tahirit, por se pengoi dot”

 

Deputetja Vokshi tha në fund se ky rast nuk duhet toleruar, pasi në të kundërt kjo do të ishte një fitore per banditët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *