Partia Demokratike vazhdon të këmbëngulë se situata në spitalet COVID nuk është ajo që shfaqet nga Ministria e Shëndetësisë dhe qeveria. Ekspertja e shëndetësisë, Mirela Tabaku tha në një dalje për mediat se të dhënat reale po fshihen me urdhër të qeverisë.
“Realiteti në spitalet COVID dhe në sistemin shëndetësor është i ndryshëm nga ai që paraqet qeveria. Për fat të keq, kryeministri i vendit po e përdor pandeminë për politikë, ndërsa njerëzit kanë shumë nevojë për ndihmë. Është e pandershme që mjekët të përdoren si mburojë për të mbuluar dështimin e qeverisë me pandeminë.”
Mirela Tabaku premtoi se nëse opozita fiton zgjedhjet, prioritet do të ketë shëndetin dhe jetën e qytetarëve.





