Sekretari I përgithshëm I PD, Gazmend Bardhi nëpërmjet një video-mesazhi akuzon qeverinë se po fsheh te verteten per humbjen e jetes se 24 njerezve nga 2 pallatet e shembura ne Thumane.

 

Ka një përpjekje kriminale të Qeverisë për të lënë në harresë viktimat e 26 nëntorit dhe për t’i mbuluar ato me spektakël të pashpirt propagandistik. Ka një përpjekje të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij për të fshehur të vërtetën se tragjedia e Thumanës ka qenë e paralajmëruar!

 

Bardhi thotë se Erion Braçe dhe Artur Bushi janë kapur ne mashtrim.

 

 

2 ditë pas tërmetit, Erion Braçe dhe Artur Bushi japin 2 përgjigje të ndryshme, nëse pallatet ishin shpallur apo jo të banueshme pas 21 Shtatorit. Kjo do të thotë se ata po fshehin të vërtetën, po përpiqen ta shtrembërojnë për të shpëtuar nga përgjegjësia. Për të bërë drejtësi për 24 njerëzit që humbën jetën nga shembja e dy pallateve, Partia Demokratike ka kërkuar zyrtarisht përgjigje për masat e marra për sigurinë e banorëve nga qeveria dhe Bashkia e Krujës pas tërmetit të 21 Shtatorit. Deri tani, qeveria ka heshtur dhe është fshehur pas spektaklit kriminal të kreut të saj, i cili nuk kursen as fëmijët e mbijetuar.

 

PD, thotë Bardhi, nuk do të heshtë derisa të bëhet drejtësi për viktimat e 26 Nëntorit!

 

VIDEO MESAZHI I PD

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *