Sekretari i Përgjithshëm në PD, Gazment Bardhi ka publikuar një video, ku tregon gjendjen e rëndë shëndetësore të një emigranti në tokën neutrale mes Greqisë dhe Shqipërisë.

 

Ai shkruan se situata me shqiptarët në pikat kufitare i ka kaluar limitet e trajtimit çnjerëzor, për të cilët tha se pjesa më e madhe e tyre janë punonjës sezonalë në shtetin grek.

 

Bardhi thekson se shtetasit shqiptar janë lënë për ditë të tëra pa ushqim dhe pa asnjë ndihmë, duke vënë në rrezik jetën.

 

“Situata e bashkëqytetarëve në kufirin tokësor midis Shqipërisë dhe Greqisë i ka kaluar limitet e trajtimit çnjerëzor. Pjesa dërrmuese e tyre janë punonjës sezonalë në shtetin grek, pa asnjë mundësi për të jetuar atje pa punë. Një vend anëtar i NATO-s dhe Këshillit të Europës, kandidat për anëtar në Bashkimin Europian, nuk mund të sillet kurrë me standardet e Koresë së Veriut ndaj qytetarëve të tij. Qytetarë të lënë në mes të rrugës, për ditë të tëra, pa ushqim, pa ujë dhe pa asnjë ndihmë, po rrezikojnë jetën, vetëm për shkak se Qeveria nuk ushtron përgjegjësinë e saj ligjore. Është e patolerueshme që Qeveria vijon me kokëfortësi injorimin e të drejtës së qytetarëve shqiptarë për të hyrë në atdheun e tyre. Ky është krim.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *