Subscribe

Partia Demokratike ka nxjerrë fakte zyrtare që, sipas saj, implikojnë Ministrin e Financave, Arben Ahmetaj në projektin e ndryshimeve të Planit Urbanistik të Tiranës.

 

Në një deklaratë për mediat, në selinë blu, deputetja Jorida Tabaku deklaroi se ministry Ahmetaj është personi kyç në këtë aferë ndërsa akuzoi kryebashkiakun Veliaj dhe Edi Ramën se me firmën e tyre ndryshoi lumi I Lanës u zhvendos duke mos prekur asnjë centimetër nga toka ku do të ndërtojë Edmond Bego.

 

“Me firmën e Erion Veliajt dhe të Edi Ramës, Plani ndryshoi dhe Lumi Lanë u zhvendos duke mos prekur asnjë centimëtr nga toka ku do të ndërtojë trafikanti i drogës, miku i Taulant Ballës.  Gjatë gjithë këtyre ditëve, Erion Veliaj që flet për gjithçka, nuk u ka shpjeguar shqiptarëve pse e ndryshoi projektin e Lanës për llogari të projektit 60 milionë euro të Edmond Begos. Kush fshihet pas trafikantit ndërkombëtar të drogës, i cili ka deklaruar publikisht se nuk disponon 60 milionë euro.  Këto pyetjeve duhet t’u japë përgjigje edhe Ministri I Financave Arben Ahmetaj. Ai është personi i dytë kyç në këtë aferë.  Arben Ahmetaj, mashtroi qytetarët, kur tha se ministria e drejtuar prej tij nuk ka patur asnjë lidhje me Edmond Begon gjatë procesit të privatizimit të zonës, ku i dënuari me 21 vjet burg për trafik droge do të ndërtojë projektin rezidencial 60 milionë euro.  Ndryshe nga sa mashtron Arben Ahmetaj, dokumentat zyrtare provojnë se shitja është kryer për llogari të mikut trafikant droge të Taulant Ballës.”

 

Ndërsa nga ana tjetër, zëdhënësja e PD, Ina Zhupa u shpreh se ministri Ahmetaj ka pasur lidhje direkte fianciare me Edmond Begon për pronën në Unazën e Re.

 

“Edmond Bego është përsoni që ka paguar rreth 1.5 milionë euro në llogarinë e Ministrisë së Financave, të ndarë në 4 këste, nga muaji nëntor 2015 deri në mars 2016. Pagesat janë bërë nga kompania Inerte Ekspres, në pronësi 100 përqind të Edmond Begos.  Faturat bankare që kanë dalë në ekran janë dokumenti zytar që provojnë mashtrimin e Ministrit të Financave, Arben Ahmetaj.  4 pagesat për llogari të Ministrisë së Financave mbajnë datat, njëra në 13 nëntor 2015, me vlerë 121 milionë lekë. 3 të tjerat janë paguar brenda të njëjtës ditë, më  11 Mars 2016. Vetëm pas këtyre pagesave nga Edmond Bego, Ministria e Financave ka lidhur kontratën për privatizimin e rreth 31 mijë metrave katrorë tek ish Serat, pranë Unazës së madhe. Me pagesën e 1.5 milionë eurove për Ministrinë e Arben Ahmetajt nga Edmond Bego, të gjithë e dimë si vijoi historia.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *