Subscribe

Partia Demokratike ka hedhur serish akuza ndaj ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

 

Deputeti Enkelejd Alibeaj depozitoi në Prokurorinë e Krimeve te Renda kopjen origjinale te polices ndërkombëtare te sigurimit per audin, që tregon se Tahiri dhe Habilaj janë bashkeperdorues te makinës.

 

Burime nga mbrojtja e Sajmir Tahirit thanë për Vizion Plus se në siguracion, shënohet automatikisht personi ne emër te te cilit është leja e qarkullimit dhe patjetër personi që e ka ne përdorim.

 

Avokatet sqarojnë se leja e qarkullimit ishte në emrin e Tahirit pasi makinës nuk i ishte ndryshuar pronësia, pavarësisht kontratës se shitjes. Prandaj ai dokument ka vetëm nje firme, atë të Artan Habilaj thekson pala mbrojtëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *