Drejtuesi Politik për Elbasanin, Gazment Bardhi takoi këtë të premte Ilirjan Lekën, një qytetar që vuan nga dëmtimi i shtyllës kurrizore që prej vitit 1988.

Bardhi tha se qeveria i ka hequr pagesën e kujdestarisë që e merrte i vëllai, i cili e ndihmonte dhe i shërbente.

Gjatë bisedës me të, Bardhi i tregon planin që ka PD për personat me aftësi ndryshe.

“Ky është një nga ato raste që dëshmon të kundërtën e asaj që dëgjojmë prej 8 vitesh nga propaganda e qeverisë. Ja çfarë ndodh, ua heqin paratë ju dhe ua japin 10 vetëve. Ne nuk do kemi prioritet 10 vetë që marrin gjithë paratë e shtetit, por do kemi prioritet 3 milionë shqiptarët”, pohoi Bardhi.

Bardhi theksoi se më 25 prill do të jetë koha për të ndryshuar krejt modelin politik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *