Subscribe

Partia Demokratike reagoi zyrtarisht per here te pare per arrestimin e botuesit Henri Cili. Sipas opozites, policia nuk beri transparence per operacionin, pasi nuk tregoi zyrtarin e larte te drejtesise me te cilin ka biseduar botuesi. PD kerkon qe te behet publik emri i ketij funksionari, duke theksuar se drejtesia duhet te veproje mbi njesoj mbi te gjithe.

 

“Aktualisht, në sistemin e drejtësisë janë vetëm dy persona që kanë lidhje me Gjykatën e Lartë, ku do të shqyrtohet dosja për të cilën prokuroria pretendon se ka patur ndikim të paligjshëm.

Ata janë:

1.Ardian Dvorani, aktualisht i vetmi anëtar funksional i Gjykatës së Lartë, drejtues i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

2.Sokol Sadushi, kandidat pa rival për Gjykatën e Lartë, emërimi i të cilit pritet të ndodhë në mars. Sokol Sadushi, i cili udhëhoqi reformën në drejtësi si ekspert i lartë, është drejtor i Shkollës së Magjistraturës, një organ i lartë i sistemit të drejtësisë.

Sot është koha që policia dhe prokuroria të zbulojë identitetin e funksionarit të lartë të drejtësisë.

Drejtësia nuk mund të bëhet me disa standarde. Drejtësi është kur të gjithë, pavarësisht pozitës së tyre, lidhjeve dhe shërbimeve për kryeministrin, vihen përpara drejtësisë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *