Janë numëruar më shumë se gjysma e kutive në rang vendi dhe ajo ç’ka vihet re është fakti se PD ka arritur të përmbysë rezultatin në Shkodër, duke lënë pas PS-në, ndërsa kjo e fundit po thellon diferencën me LSI-në duke i marrë një tjetër mandat.

 

Deri më tani nga 5362 kuti janë numëruar 3558 kuti në rang vendi, pra më shumë se gjysma dhe rezultati i përgjithshëm për mandatet nxjerr kryesuese PS me 73 mandate, PD me 44 dhe LSI-në me 13, ndërsa PDIU vazhdon me 4 mandate dhe 1 PSD.

 

Të dhënat për Korçën 405/463:

 

PS- 53469, 6 mandate

PD- 36960, 4 mandate

LSI- 16883, 1 mandat

PDIU- 1926, 0 mandate

 

Të dhënat për Shkodrën 234/ 421:

 

PS- 22412, 4 mandate

PD- 22865, 5 mandate

LSI- 7279, 1 mandat

PSD- 6522, 1 mandat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *