Eksperti i ekonomisë pranë PD, Endri Hasa deklaron se kryeministri Edi Rama fiton shuma marramendëse nga projekti për segmentin Milot – Fier, të cilin e quan një aferë korruptive.

Sipas tij, qeveria Rama ka një fitim 2.4 miliardë euro për 35 vjet për aferën korruptive, ndërsa shprehet se kreu i qeverisë punon vetëm për të rrjepur shqiptarët.

“Siç bënë me unazë e madhe me 20 milion Euro për km tani vjedhjet me rrugët e kanë bërë standard të dhe shpallin garën e paracaktuar Milot- Fier që do të kushtojë 1.2 miliardë euro për 115 kilometra, nga të cilat 62 kilometra janë ekzistuese! Fitimet nga kjo aferë do të jenë marramendëse: 2.415 555 386 euro për 35 vjet; 69 milionë euro/vit 5.75 milionë euro/muaj. 192 mijë euro/ditë. 8 mijë euro/orë. 133 euro/minutë. Kjo është vjedhja e radhës e bandës në pushtet. Shpëtimi i vetëm është largimi i Edi Ramës. #kryeministerideshtuar”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *