Përfaqësuesi i PD, Gazment Koduzi deklaroi se pandemia tregoi se qeveria nuk ka investuar saç duhet për sistemin shëndetësor. Në një intervistë për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Koduzi u shpreh se diçka e tillë ka ndodhur sepse PS nuk ka prioritet shëndetin e qytetarëve.

 

“Kjo situatë epidemie, nxori në pah dështimet e kësaj qeverie në sistemin shëndetësor. Dolën në pah dobësitë dhe provblematikat e të gjithë sistemit. Spitalet rajonale nuk u hapën në kohë, u largua trajtimi nga pacientët. Arsyesja e parë ishte qe qeveria e ka shkatërruar këtë sistemin shëndetësor. Qeveria nuk ka ditur si ta bëjë këtë punë. E treta, zoti Rama nuk ka në fokus shëndetin e qytetarëve, por karrierën e tij politike”, tha ai për “Vizion Plus”. 

 

Gazment Koduzi nga departamenti i shëndetësisë në PD paralajmëroi se kur opozita të vijë në pushtet, do të anulohen edhe koncensionet në shëndetësi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *