Partia Demokratike dorëzoi këtë të mërkurë një padi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

 

Përmes kandidates për deputete, Albana Vokshi, PD e akuzoi Manastirliun se po shkel Kodin Zgjedhor duke hapur zyra elektorale afër qendrave të votimit. Sipas saj, diçka e tillë ka ndodhur te shkolla “Jeronim de Rada” dhe te Kopshti 3.

 

“Është një akt i paligjshëm që synon të intimidojë zgjedhësit ditën e votimit”- thotë Albana Vokshi para zyrës elektorale me qepena të ulur të PS. Kandidatja e PD ka një thirrje për KQZ. “I bëj thirrje KQZ që të mos bëhet palë me PS, por të verifikojë çdo shkelje të ligjit dhe të urdhërojë Policinë Bashkiakë t’i mbyllë këto zyra”, tha Albana Vokshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *