PD padit Drejtorin e Ujesjellesit Rrogozhine me akuzën se po perdor administraten për zgjedhje.

Sipas selisë blu,formulari i mbledhjes së votave për Partinë Socialiste ka prekur edhe të gjitha institucionet në Rrogozhinë.

 

Drejtori i Ujësjellës Kanalizime Rrogozhinë Skender Dedej, shkel hapur ligjin dhe shantazhon punonjësit për plotësimin e një Formulari partiak të paligjshëm. Ky është krim dhe abuzim i rëndë me detyrën. Partia Demokratike Rrogozhinë dënon këtë akt kriminal të Skënder Dedej dhe e garanton se do të përballet me forcën e ligjit, pa asnjë hezitim.

 

PD bën të ditur se ka përcjellë të dhënat e plota për kallëzimin drejtorit të ujësjellësit të Rrogozhinës në prokurori për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 328/a “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” të Kodit Penal.

 

Partia Demokratike Rrogozhinë garanton të gjithë punonjësit e administratës publike që nuk angazhohen në veprimtari politike dhe nuk bien pre e presionit të paligjshem, se asnjë akt shantazhi apo largimi nga puna për qëllime elektorale nuk do të njihet nga Qeveria e re e Partisë Demokratike e dalë pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021.

 

Selia blu ka publikuar mesazhin që sipas saj i ka dërguar punonjesi i UKRR,.

 

“Pershendetje i nderuar si kalove,jam nje punonjes i Ujesjelles Kanalizime Rrogozhine dhe doja tju vija ne dijeni se drejtori jone Skender Dedej po na kerkon nga 10 deri 50 emra nga fisi jone per ti marre kartat e identitetit e numrat e telefonit per numer per zgjedhjet e prillit. Ne jemi punetore te thjeshte me rroge 220 mije leke me makinat tona e cdo te keqe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *