Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi publikoi një video dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama se ai është përgjegjësi kryesor për krimin e korrupsionin në vend. Bardhi u shpreh në “Facebook” se Rama nuk e lufton dot krimin përmes paketës “Anti-KÇK”, por po e favorizon atë.

 

“Edi Rama është i pabesueshëm, sepse krimin nuk e lufton dot ai që e përfshiu në çdo segment të qeverisjes së tij, si dhe e mbështeti edhe duke mohuar aktivitetin në rritje dhe forcimim e krimit të organizuar. Edi Rama është përgjegjësi kryesor për kriminalizimin e politikës dhe korrupsionin. Të pandëshkuarit e mëdhenj të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri janë qeveritarët dhe bashkiakët e Rilindjes. Propaganda dhe mashtrime publike nuk e ndryshojnë dot të vërtetën: Edi Rama është kreu i KÇK-së, bashkëqeveris me krimin e organizuar, i jep krimit pushtet politik tendera, koncesione dhe pasuri publike.”

 

Partia Demokratike e sheh paketën “Anti-KÇK” si një dublim të SPAK. Për demokratët, ajo bëhet për të shpëtuar Edi Ramën dhe qeveritarët e tjerë nga drejtësia e re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *