Subscribe

Partia demokratike vazhdon serinë e akuzave lidhur me çështjen e rindërtimit të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti. Përfaqësues së opozitës, ishin në familjen e Nikë Prendit në Kombinat, i cili prej afro një viti jeton në një barakë të sajuar me copa dërrasash pasi shtëpia u shkatërrua plotësisht që në tërmetin e 21 shtatorit.

 

Nikë Prendi: Unë jam Nikë Prendi, që në shtator më është prishur shtëpia nga tërmeti dhe kërkoj ndihmë nga shteti që të më ndihmojë.

Ina Zhupa: E pabanueshme?

Nikë Prendi: Shtëpia e pabanueshme, atje kam jetuar gjithë jetën.

Ina Zhupa: Po, a ju kanë ndihmuar, ju kanë sjellë ndihma, ju kanë dhënë bonus?

Nikë Prendi: Vetëm më kanë pru njëherë ndihma, ai i bashkisë.

Ina Zhupa: Po bonusin përsa i përket rregullimit të shtëpisë?

Nikë Prendi: Bonusin jo akoma.

 

Nikë Prendi thotë se i ka humbur shpresat pasi ka 1 vit që endet dyerve të bashkisë dhe sipas tij, askush nuk i ka ardhur në ndihmë.

 

Nikë Prendi: Kam qenë 50 herë te bashkia, te emergjencat dhe nuk më ka ndihmuar njeri hiç. Më njohin të gjithë atje, i kam bezdis.

Ina Zhupa: Çfarë ju kanë thënë për shtëpinë? Do shembet?

Nikë Prendi: Do e bëjmë, do e bëjmë. I kam bërë letrat unë, nuk e di.

Ina Zhupa: Deri tani nuk keni marrë lekë për të rindërtuar shtëpinë tuaj me fondet e rindërtimit?

Nikë Prendi: Jo, jo asgjë! Akoma jo! Ne presim nga shteti por nuk ka shtet këtu. Unë kam frikë, kam frikë se s’do ma bëjnë shtëpinë.

 

 

Në lidhje me rastin, reagoi Bashkia e Tiranës sipas te ciles familja e Nikë Prendit po trajtohet çdo muaj me bonus qeraje prej 180 mijë lekësh.

 

Bashkia  akuzon partine Demokratike se po bën fushatë me fatkeqësinë e familjeve të prekura nga tërmeti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *