E gjithë vëmendja e Partisë Demokratike është fokusuar tek organizimi i protestës se te shtunës. Kryetari i PD Lulzim Basha ka mbledhur fillimisht deputetet e me pas kryetaret e degëve te Tiranës per te diskutuar tubimin e 26 majit. Mësohet se Basha u ka kërkuar deputeteve qe përgjatë këtyre ditëve te dalin ne terren e te ftojnë qytetaret te bëhen pjese e protestës, duke theksuar rendësine qe ka pjesëmarrja e larte. Ende nuk janë përcaktuar detajet, por Partia Demokratike është vendosur nen nje forme presioni nga mbështetësit e saj per te sjelle diçka te re ne proteste, ndryshe nga tubimet e mëparshme qe mbyllen pas nje ore fjalimesh. Ndërsa ne lidhje me seancën plenare, nesër mësohet se strategjia do te jete njësoj, e opozita do te tentoje te bllokoje parlamentin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *