Kandidati demokrat, Belind Këlliçi ishte në familjen e Xhaferr Zelës, një nga të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit.

Këlliçi u shpreh se procesi i dëmshpërblimit nga tërmeti ka qenë i padrejtë dhe se shumë familje kanë marrë pak ose aspak.

Zela tha se mori vetëm 600 mijë lekë për banesën e dëmtuar, duke shtuar se brenda saj jetojnë 4 kurorë.

Ai u ankua edhe për pensionin.

“Janë vetëm 2 mijë lekë të vjetra në 8 vjet, nuk del për asgjë”,  tha Xhaferri.

Nga ana tjeër, Këlliçi i bëri thirrje që të tregojë durim deri në 25 prill.

“Duroni edhe 4 javë, duroni deri në 25 prill dhe do ta ndryshojmë bashkë. Të largojmë këta, që t’i hapim rrugë Shqipërisë për të patur një kryeministër normal.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *