Subscribe

 “Nisur nga përdorimi në masë i gazit lotsjellës të shtunën para kryeministrisë, një pjesë e protestuesve para parlamentit pritet të jenë të pajisur me maska kundra-gaz”.

 

 

Rreth 1200 forca policie do angazhohen sërish për garantimin e protestës së rradhës së paralajmëruar nga opozita.

 

I gjithë perimetri i parlamentit do rrethohet me kordonë të ngjeshur të forcave të rendit ndërkohë që në gadishmëri do jenë edhe disa grupe të forcave speciale, ato të ndërhyrjes së shpejtë dhe Renea.

 

Për të shmangur kontaktin me protestuesit, për deputetët që do ti drejtohen seancës plenare, plani i masave parashikon hyrjen nga pas godinës së parlamentit ose nga krahu i akademisë së shkencave .

 

Forcat e rendit i druhen tentativave për të hyrë brenda rrethimit të parlamentit dhe në këto kushte pritet të përdoret sërish gazi lotsjellës ndaj turmës së protestuesve.

Ndërkohë veprimet e uniformave blu do monitorohen edhe nga misionet e huaja që asistojnë policinë e shtetit si ICITAP dhe PAMECA.

Nga përplasjet fizike para kryeministrisë, të shtunën mbetën të lënduar lehtë 9 punonjës policie ndërsa ndihmë mjeksore për shkak të gazit lotsjellës morën 8 protestues dhe 2 përfaqësues të medias.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *