Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, ka vënë në dukje krizën energjetike, që sjell sipas tij rritje të tarifave.

 

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai thotë se janë 7358 biznese të tensionit 20 10 dhe 6 kW, të cilat duke filluar nga 1 janari do të furnizohen me energji elektrike me çmim të pavendosur nga Enti Rregullator. Agalliu shton më tej, se çmimi i energjisë parashikohet të rritet me mbi 200%.

Ndërkaq, ai bën thirrje që qeveria të mbrojë biznesin dhe prodhimin vendas.

 

Postimi i Arbi Agalliut:

 

Janë 7358 biznese të tensionit 20, 10 dhe 6 kË, të cilat duke filluar nga 1 Janar 2020 nuk do të furnizohen më me energji elektrike me çmim të paravendosur nga Enti Rregullator i Energjisë. Kjo është çka Konfindustria bën me dije.

 

Sipas të gjitha parashikimeve, duke filluar nga muaji Janar, çmimi i energjisë pritet të rritet me mbi 200%.

 

Rritja e tarifave të energjisë do të ndikojë në mënyrë të drejtë në rritjen e çmimeve të produkteve fundore. Kjo përkthehet në rritje të nivelit të përgjithshëm të çmimeve, çka e bën konsumatorin shqiptar të paaftë për të përballuar jetesën edhe në kushte minimale. Ulja e fuqisë blerëse dhe rritja e kostove të bizneseve do të bëjë që ekonomia jonë e brishtë të pësojë një tjetër goditje.

 

Qeveria duhet në mënyrë imediate të mbrojë biznesin dhe prodhimin vendas, duke i mbështetur dhe jo duke i lënë të vetëm në përballjen me kriza ndërkombëtare.

 

Por në vend që paratë të shkojnë në ndihmë të bizneseve të ndershme, vidhen me skemat korruptive të inceneratorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *