Pas lajmit të publikuar në Vizion Plus se PD do të dërgojë anëtarë në KZAZ për procesin zgjedhor të 30 qershorit, ka reaguar edhe drejtuesi I partisë më të re “Bindja Demokratike”.

Astrit Patozi i bën thirrje KQZ-së që të ndalë urgjentisht këtë sulm sipas tij, provokues mbi procesin zgjedhor të 30 qershorit.

Patozi shton se zgjedhjet janë procesi i atyre, që marrin pjesë dhe administrohen sipas ligjit nga partitë e përfaqësuara në parlament.

Drejtuesi I “Bindjes” pohon se Partia Demokratike dhe LSI-ja nuk janë më të përfaqësuara, as në parlament dhe, as nuk marrin pjesë në zgjedhje me vullnetin e tyre.

Si rrjedhoje, sipas Patozit” ato nuk mund të perfaqësohen me komisionere në zgjedhje, një gjë që I takon në fakt “Bindjes Demokratike”.

 

 

Lajmi se Partia Demokratike dhe LSI-ja do të kërkojnë të përfaqësohen me komisionerë, por me jo me popull, në zgjedhjet e 30 Qershorit është provokimi më i fundit ndaj procesit zgjedhor.
Zgjedhjet janë procesi i atyre, që marrin pjesë dhe administrohen sipas ligjit nga partitë e përfaqësuara në parlament. Partia Demokratike dhe LSI-ja nuk janë më të përfaqësuara, as në parlament dhe, as nuk marrin pjesë në zgjedhje me vullnetin e tyre.
Përpjekja për të penguar procesin zgjedhor me komisionerë drejtohet pikë së pari kundër BINDJES DEMOKRATIKE, e cila duhet të ketë patjetër komisionerët e vet në atë proces. 
Së dyti, ajo drejtohet kundër procesit zgjedhor në tërësi, tek i cili me sa duket ata duan të fusin brenda Kalin e Trojës.
Shumica në pushtet dhe ish-opozita parlamentare mund të bëjnë pazare për pronat e shqiptarëve, për ndarje pushteti apo për çfarëdo gjëje tjetër, siç kanë bërë shpesh në të shkuarën, dhe shembulli më i qartë ishte marrëveshja e dy viteve të shkuara. 
Ndoshta, jo rastësisht, nesër është përvjetori i 17 majit, ditë që, mesa duket, e ngroh shumë marrëdhënien Rama-Basha.
Por ata duhet ta dinë se nuk mund të bëjnë kurrë pazar për të administruar edhe votën e shqiptarëve për hallin e përbashkët të ruajtjes së këtij sistemi të kalbur politik.
BINDJA DEMOKRATIKE dënon me ashpërsi këtë provokim mbi procesin zgjedhor dhe i kërkon KQZ-së që të veprojë shpejt dhe me drejtësi për t’ua lënë zgjedhjet atyre që zgjedhin dhe zgjidhen dhe jo atyre që nuk duan të bëhen zgjedhje fare në Shqipëri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *