Partia Demokratike kallëzimin penal që Presidenti Ilir Meta firmosi këtë të martë ndaj ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, e ka cilësuar  akt në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.

 

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, përmes një deklarate për mediat është shprehur se me veprimet e tij në shërbim të partisë në pushtet, Dvorani ka minuar ligjshmërinë dhe besueshmërinë e Gjykatës Kushtetuese.

 

“Kallëzimi penal i Presidentit të Republikës ndaj Kryetarit të KED është akti i duhur në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.  Me veprimet e tij në shërbim të partisë në pushtet, Ardian Dvorani ka minuar ligjshmërinë dhe besueshmërinë e Gjykatës Kushtetuese.  Partia Demokratike beson se një hetim i shpejtë, i plotë dhe i pavarur  i shkeljeve të ligjit nga Ardian Dvorani, është një gur themeli për rikthimin e besimit tek drejtësia.  Nga veprimet e prokurorisë do të varet, nëse shqiptarët mund të besojnë akoma se Reforma në Drejtësi nuk u bë që sistemi të kontrollohet nga Edi Rama, por për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar dhe për të trajtuar shqiptarët si të barabartë para ligjit.”

One thought on “PD mbështet Metën: Me veprimet e tij Dvorani ka minuar besueshmërinë e Kushtetueses

  1. O politik e flliqur nuk u bet nje here te ndergjeshem me popullin
    Kur akuzoni Ramen apo kulishat e ti Ju ku e shifni veten?
    Nuk ka bir shqipetari qe u beson ne kete tok
    Shteti nuk behet kurr me ju Drejtesia nuk behet me njerz si ju
    30 vjet nuk arritem te besoim nje politikan vetem akuza shtrigash kundrejt njeri tjetrit
    Populli duhet ta di aq her ju akuzoni aq miljona vidhni
    Ka ardhur koha te ngrihemi ne kemb si popull dhe ti shfarrosim keta pisa
    Kjo politik duhet te marri fund
    Populli Shqipetar meriton me shum se kaq
    Te gjith se bashku ti japim popullit ton ate qe u esht mohuar nder vite
    Shqiperia esht e shqipetareve dhe jo e shtrigave .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *