Subscribe

Partia demokratike ka akuzuar partine socialiste per manipulim te procesit te 30 qershorit.

 

Sqarimi i KQZ i bërë publik nëpërmjet kryetarit Klement Zguri që është përfaqesues i opozitës, ka përforcuar bindjen e PD-së per ate qe ajo e cileson manipulim te procesit te votimit.

 

Në fjalën e tij ish deputeti Gent Strazimiri është shprehur se kamikazër e Komisionit Qendror të Vjedhjeve janë përfshirë me vetëdije në këtë krim masiv.

 

Kamikazët e Komisionit Qendror të Vjedhjeve janë përfshirë me vetëdije në këtë krim masiv, të orkestruar nga Edi Rama.Ndryshe nga çdo herë të tjetër, Komisioni Qendror i Vjedhjeve nuk i ka nxjerrë të dhënat e pjesëmarrjes në votime nga sistemi online i përpunimit të të dhënave, por nga telefonatat e një grupi informal në KQZ- drejtuar nga militant të Partisë Socialiste. Kjo mënyrë, e zgjedhur për të mos lënë gjurmët e manipulimit në sistemin e të dhënave, zhbën alibinë e trashë të KQZ-së për të fshehur krimin e manipulimit të numrit të pjesëmarrësve.

 

Edhe gjate dites se hene ne seline e partise demokratike kryetari lulzim basha mblodhi figurat kryesore te pd per te analizuar te gjitha faktet qe strukturat kane mbledhur neper te gjithe vendin per parregullsite e procesit te 30 qershorit; te dhena qe iu jane raportuar ne menyre periodike faktorit nderkombetar. Ne seline e partise demokratike ishte edhe ish-kreu I kesaj partie Sali berisha I cili shmangu komentet per 30 qershorin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *