Subscribe

Opozita ka dale kundër vendimit te qeverise per pezullimin e regjistrimit te pronave ne bregdet

 

“Edi Rama sa here përpiqet te vjedhë diçka ne përmasa te mëdha e quan reforme dhe ketë e quan reforma e pronave.”

 

Sipas Bylykbashit ka nje vendim te Gjykatës se Larte,  sipas te cilit ai qe ka nje titull te nxjerre nga organe administrative, gjykata apo ne baze te nje kontrate shit-blerje eshte pronar, pavarësisht nese e ka regjistruar pronën apo jo; dhe vendimi i qeverise bie ndesh me përcaktimet e Gjykatës se Larte, por edhe me ligjet shqiptare.

 

“Keto vendime janë antikushtetuese cenojnë pronën, cenojnë pronaret e ligjshëm, cenojnë te drejtat e tyre qe njihen nga ligji dhe ketë e ben me VKM. Është modeli me i keq i qeverisjes dhe rreziku me i madh i te drejtave te pronareve.”

 

Ligji themeltar i shtetit njeh Gjykatën Kushtetuese si institucionin ku mund te goditen vendimet e qeverise, por kjo gjykate ka vetëm 4 nga 9 anëtare me mandat, duke mbyllur kështu çdo rruge animimi.

 

“Vendimi i Edi Rames është i ankueshem ne Gjykatën Kushtetuese, Edi Rama ka vrare Gjykatën Kushtetuese.”

 

Plotësimi i vendeve vakante ne Gjykatën Kushtetuese është bllokuar, pasi anëtaret e Këshillit te Emërimeve ne drejtësi, te cilët bëjnë renditjen e kandidateve ende nuk kane kaluar vetingun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *