Subscribe

Partia Demokratike zyrtarizon akuzat e saj per blerjen e votave te Dibër, duke depozituar pranë Prokurorisë se Krimeve te Renda kallëzim penal per nje grup te strukturuar kriminal qe po vepron ne këtë zone.

“Ky grup i strukturuar kriminal, i krijuar posaçërisht per te vene ne jete mekanizmin kriminal te blerjes se votave dhe te intimidimit te votuesve rezulton te jete aktiv dhe te veproje ne zona te caktuara te territorit te bashkisë Dibër, prej te paktën 10 ditëve.”

Partia Demokratike ka përmendur persona konkrete dhe ne këtë kallëzim duke nisur qe nga drejtori i drejtorisë rajonale te tatimeve ne Dibër Dionis Ymeri, i cili sipas opozitës është personi përgjegjës i ngarkuar me detyrën e sigurimit të fondeve financiare për blerjen e votave dhe shpërndarjen e parave në zonat e Sllovës dhe Kalasë së Dodës.

“Ndërkohe qe shtetasit Afrim Mikli, Arben Keshi Agron Malaj, Ylli Mikli, Spartak Koltraka, Nuri Meta, Qamil Leta etj janë te ngarkuar me detyrën e shpërndarjes se fondeve dhe sigurimit te votes nëpërmjet pagesës se kundraligjshme. Me tej shtetasit Jetmir Lleshi, Drini Gjeci dhe Sonila Braha jane te ngarkuar me detyrën e kanosjes se punonjësve te administratës.”

Duke i kërkuar Prokurorisë qe te nise hetimet menjëherë,  Partia Demokratike ka theksuar se pjese e këtyre hetimeve duhet te jete edhe kandidati i koalicionit per Shqipërinë Europiane Muharem Rama, i cili është përfitues i drejtpërdrejte i kësaj skeme kriminale.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *