Subscribe

Partia Demokratike është e vendosur te mos japë votat e saj per çështjen e magjistratëve, pasi sipas saj, kjo nuk është diçka thelbësore ne bllokimin e sistemit te drejtësisë. Sipas deputetit Enkelejd Alibeaj qe ishte i ftuar ne emisionin “7pa5” ne Vizion Plus, bllokimi i shkollës se Magjistraturës është i përsëritur dhe magjistratët e rinj shkojnë ne shkallen e pare te gjyqësorit, jo ne shkallet me te larta.

 

Demokratet e pretendojnë se e kane dhëne zgjidhjen per kete ngërç te paralajmëruar qe ne muajin janar kur kane propozuar një pakete zgjidhjesh.

 

Alibeaj theksoi se ne shtator opozita do te ketë nje vjeshte te nxehte protestash me qëllimin e vetëm provokimin e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare se bashku me ato lokale. Edhe procesi i brendshëm zgjedhor ne Partine Demokratike do te nise ne vjeshte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *