Partia Demokratike këtë të hënë ka dalë me nje deklaratë për mediat ku  ka theksuar se dekreti i Presidentit për zgjedhjet më 13 tetor është i vetmi akt me fuqi kushtetuese.

 

Ndër të tjera PD shprehet se është detyrim i KQZ dhe institucioneve të tjera të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje.

 

I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor. Është detyrim i pashmangshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje.
Me moszbatimin e Dekretit të Presidentit, KQZ vazhdon t’i shërbejë pushtetit ilegjitim të Edi Ramës. Refuzimi i KQZ për të zbatuar Kushtetutën rikonfirmon se Edi Rama kontrollon në mënyrë të paligjshme atë dhe çdo institucion tjetër.
PD paralajmëron shërbëtorët dhe kamikazët e KQZ se shpejt do të mbajnë përgjegjësi penale për aktet kriminale me të cilën dhunojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit.”

 

Ndërkohë sot kanë dorzuar në KZ kërkesën për tu regjistraur në zgjedhjet e 13 tetorin aleatët LSI, PR dhe PAA, ndërsa PD akoma nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *