Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i cili ndoqi nga afër procesin e votimeve në Lushnje, u shpreh se ndjeu trishtim kur shihte demokratët që urrenin njëri-tjetrin.

 

Sa i përket rezultatit humbës që PD mori në zgjedhjet e pjesshme vendore, Bardhi theksoi se nuk është moment për të nxjerrë përgjegjësitë, por për të reflektuar.

 

“Mirënjohje për 6 kandidatet për sakrificën për betejën e jashtëzakonshme, sapo po kthehem nga Bashkia Lushnjës ku kam ndjekur fushatën, ndjej trishtim që kam parë demokratë që ndjejnë urrejtje ndaj njeri tjetrit. Nuk është dita për përgjegjësi, po për reflektim”, u shpreh Bardhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *