Një jave pas ngritjes se çadrës, Partia Demokratike është rikthyer ne bulevardin “Dëshmorët e Kombit” këtë here për te çelur fushatën elektorale me sloganin tashme te njohur për ndërtimin e një “republike te re”.

 

Mitingu i Partisë Demokratike shërbeu për te prezantuar figurat e reja te ekipit Basha, dhe vete kreu i PD shpjegoi se largimet nga lista e deputeteve dhe prurjet e reja nuk ishin te papritura.

 

Basha u ka premtuar mbështetëseve te tij se kjo është hera e fundit qe lista përcaktohet nga kryetari i partisë, pasi republika e re do tua ktheje pushtetin qytetareve.

 

Opozitës i kane ngelur vetëm 4 jave deri ne zgjedhje dhe Basha ka ftuar mbështetësit te punojnë pa pushim i bindur se republika e re do te fitoje.

 

Basha ka theksuar se ne rast se PD fiton atëherë do te anulohen koncesionet korruptive ne shëndetësi, do te anulohet ligji për arsimin e larte e do te ketë një vizion te ri për ekonominë

 

Ja fjala e plotë e kryedemokratit:

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *