Partia Demokratike kërkoi nga qeveria që të japë informacione të sakta për pandeminë e koronavirusit. Sipas demokrates Mirela Tabaku, informacioni i gabuar në këtë kohë vret.

“Masa më e rëndësishme e shëndetit publik gjatë një pandemie të një sëmundjeje pa kurë ose vaksinë – siç kanë treguar shumë vende të botës që kanë kontrolluar virusin – është të ofrosh informacion të qartë, të besueshëm, të saktë, të zbatueshëm. Gënjeshtrat “përhapin” këtë sëmundje. Informacioni i gabuar vret. – citonte një nga revistat prestigjioze botërore para pak ditësh. Si mund të jemi “faqe bardhë”: Kur ndër 48 vende europiane: Vdekjet ditore për 1 milion banorë: 1.74 – vendi i 4-rt (të dhënat e 13.08.2020); Raste të reja për 1 milion banorë: 53.4 – vendi i 12-të (të dhënat e 13.08.2020); Teste për 1 milion banorë: 14,893 – vendi i fundit (të dhënat e 13.08.2020); Kur familarët e pacientëve  blejnë vetë respiratorët me cmime marramendese; Kur CDC (qendra e kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve )  vlerëson që rreziku i COVID-19 në Shqipëri është i lartë.”

Mirela Tabaku shtoi në rrjetet sociale se nëse dikush sëmuret në Shqipëri, kujdesi mjekësor për të është kufizuar. Kjo pasi, sipas saj, sistemi shëndetësor public është i ezauruar dhe degraduar.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *