Subscribe

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së fron të gjithë anëtarët dhe simpatizantët demokratë të mblidhen për të marrë pjesë në manifestimin e 2 marsit.

 

Sipas tij, qytetarët duhet të reagojnë për të mbrojtur Kushtetutën, për të cilin thotë se është marrëveshja më e rëndësishme e një shoqërie që garanton bashkëjetesën tonë.

 

“Kushtetuta është marrëveshja më e rëndësishme e një shoqërie që garanton bashkëjetesën tonë. Kur shkelet Kushtetuta, bie shteti, bie demokracia, cenohen të drejtat e njerëzve. Çdo qytetar duhet të reagojë. I ftoj anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike të bashkohen në manifestimin e 2 Marsit, në mbrojtje të Kushtetutës, në orën 17:00, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.”

 

Presidenca njoftoi pak ditë më parë që tubimi do të zgjasë dy orë dhe paralajmëroi se nuk është e nevojshme mobilizimi i efektivëve të policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *