Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa shprehet se paketa ekonomike e qeverisë nuk i ndihmon bizneset që t’i mbijetojnë krizës së shkaktuar nga pandemia.

Sipas saj, bizneset duhet t’iu paguajnë bashkive edhe detyrimet, ndësa veçoi Tiranën, për të cilën tha se është i vetmi qytet ku është pezulluar vetëm taksa e hapësirës publike.

Për Zhupën, të ardhurat që ka marrë biznesi janë zero lek dhe se qeveria po ruan vetëm interesat e një grushti oligarkësh.

“Tallja me bizneset është e dukshme! Paketa ekonomike e qeverisë nuk garanton asgjë që bizneset t`i mbijetojnë krizës. Bizneset janë të detyruar t’i paguajne gjithçka shtetit, i cili nuk ju hoqi asnjë detyrim. Bizneset duhet t’i paguajnë edhe bashkive detyrimet, konkretisht në Tiranë është pezulluar vetëm taksa e hapësirës publike dhe ndërkohë gjithë të tjerat janë të detyrueshme për tu paguar. Një biznes i vogël në Tiranë, që në rastin më të mirë, të dy punonjësit arrijnë të paguhen nga qeveria përseri është i zhytur në detyrime edhe pamundësi për të paguar. Ndërkohë që duhet të kujtojmë që një pjesë e mirë e biznesve as këtë nuk e përfitojnë! Për të dy të punësuar, qeveria do t’i jap sipas premtimit 52.000 mije. Ndërsa biznesi ka ende për të paguar 111.500 lekë detyrime. Te ardhurat që ka marr biznesi janë 0 lek. A quhet ndihme kjo? A nuk është tallje? Po shkatërrohet ekonomia edhe qeveria po ruan vetem interesat e nje grushti oligarkesh. Biznesi ka nevoje per mbeshtetje reale.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *