Fushata elektorale në Partinë Demokratike ka nisur zyrtarisht dhe 4 kandidatët kanë skicuar parimet për të cilat kërkojnë votën e demokratëve. Kryetari Basha, i cili kërkon mandatin e tretë në krye të PD ka takuar demokratët e qarku të Beratit të cilëve u ka premtuar se beteja do të vazhdojë edhe pas 25 prillit.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

“Me përgjegjësinë më të madhe që na kanë ngarkuar shqiptarët përkundër të gjithë kushteve të betejës së 25 prillit, jam këtu t’ju kërkoj të vazhdojmë së bashku këtë përballje”

 

Basha nuk ka folur për humbje, por për vjedhje të zgjedhjeve. Për herë të parë Basha nuk ka përmendur regjimin Rama-Doshi, ky i fundit i shpallur “non grata” nga SHBA.

 

 

“Nuk hyjmë në betejë me një kundërshtar politik, por me një regjim i cili i ka bërë në një partinë dhe shtetin siç u demonstrua dhe u zbardh publikisht edhe nga misioni i OSBE-OHDIR dhe ka perfeksionuar skemën e bashkëpunimit me krimin e organizuar.”

 

Por rivalët e Lulzim Bashës bëjnë përgjegjës atë vetë për humbjen e 4-t radhazi të Partisë Demokratike. Grupimi për PD, i cili mbështet kandidaturën e Edit Harxhit, kanë bërë thirrje për reformimin e PD si e vetmja rrugë drejt fitores.

 

 

EDIT HARXHI

KANDIDATE PER KRYETARE, PD

“Partia është marrë peng dhe administrata punon vetëm për një person Lulzim Bashën. Pavarësisht gjithçkaje vazhdojmë të këmbëngulim për reformimin e PD.”

 

 

Kryetari i këshillit kombëtar Bujar Nishani ka reaguar edhe ndaj vendimit të sekretarit amerikan të shtetit për Sali Berishën. Nishani ka deklaruar se Berisha për të është një model ndershmërie duke i kërkuar Bashës të qartësojë pozicionin e tij.

 

 

BUJAR NISHANI

KRYETAR I KESHILLIT KOMBETAR, PD

‘Transparencën duhet ta bëj Basha, pasi në opinionin ashan ka diskutime se është i ndikuar nga z. Berisha në vendimet më të rëndësishme që ka marrë z. ashan ë PD. Dhe Basha nuk e ka përgënjeshtruar kurrë këtë çështje. Basha duhet të flasë publikisht a është shantazhuar nga Berisha për të marrë këto vendime apo janë vendime të tij kjo është transparenca që duhet të bëj Basha.”

 

Njësoj si grupimi “Për PD”, edhe kandidati Kadilli i ka dalë në mbrojtjes liderit historik të së djathtës

 

 

“Unë flas për PD të përbashkuar, nuk ka PD që përjashton. Berisha është institucion, nuk është deputet. Është vetë zoti Berisha që vendos distancën e shëndetshme mes Berishës si institucion dhe institucionit të PD-së”

 

Kandidati Fatbardh Kadilli ka prezantuar platformën e tij për të ardhmen e PD duke sanksionuar përgjegjësinë politike për humbjen e zgjedhjeve

 

 

FATBARDH KADILLI

KANDIDAT PER KRYETAR, PD

“Mandati i kryetarit mbaron automatikisht me shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve. Ai ose është Kryeministër, ose largohet.”

 

Platforma e Fatbardh Kadillit parashikon që anëtarësia të përcaktojë me votë jo vetëm drejtuesit e partisë, por edhe kandidatët në zgjedhje. Kadilli ka kritikuar ashpër forumin rinor dhe atë të gruas si struktura që kanë nevojë për një reformë të thellë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *