Subscribe

Partia Demokratike ka dorëzuar pak pas përfundimit të afatit, listat zyrtare të kandidatëve për deputetë në 12 qarqet e vendit.

 

Ndonëse kishte kaluar orari zyrtar për dorëzimin e listave, përfaqësuesit e selisë blu janë paraqitur në KQZ për të dorëzuar të gjithë emrat e ekipit me të cilin Lulzim Basha do të kërkojë fitoren në zgjedhjet parlamentare.

 

Vetë kryedemokrati garon në qarkun e Tiranës, si i pari në listë, i pasuar nga Jorida Tabaku, ndërsa Sali Berisha, ashtu siç paralajmëroi Vizion Plus, është i pesti në listën e këtij qarku.

 

Po në qarkun e Tiranës, bie në sy prania në listë të sigurt e pjesës dërrmuese të aleatëve, nga Fatmir Mediu i 7, tek Shpëtim Idrizi i 9, apo Vangjel Dule i 11, Mesila Doda e PDIU e 12, si dhe Dashamir Shehi i LZHK, i pozicionuar në vendin e 13.

 

Në Lezhë, sikundër ishte paralajmëruar, përveç Mark Markut është edhe Agron Gjekmarkaj.

 

Vlorën e kryeson Bujar Leskaj, ndjekur nga zëdhënësja e PD, Ina Zhupa. Ndërsa qarkun e Dibrës, treshja e sigurt është Xhelal Mziu, Kreshnik Çollaku dhe Dhurata Çupi.

 

Në Shkodër, qark që kryesohet nga Helidon Bushati, bie në sy vendosja e Nard Ndokës, tjetër aleat i PD, në vendin e tetë, ku mandati është shumë i vështirë.

 

Në qarkun e Durrësit, kryesuesit Edi Paloka ndiqet nga kreu i PAA, Agron Duka, ndërsa në zonë të sigurt janë edhe Merita Bakiu dhe Oerd Bylykbashi.

 

Ne Berat, përveç drejtuesit politik Tomorr Alizoti, bie në sy vendosja në listë e Kasem Mahmutajt, personazh që është akuzuar gjithnjë nga PS për probleme me drejtësinë.

 

Në qarkun e Fierit, Enkelekd Alibeaj ndiqet nga Eralda Tase, kreu i PD në Lushnjë, Saimir Korreshi dhe kreu i PD në Fier, Luan Baci.

 

Në zonë të diskutueshme, i pesti në listë, është kandidati i PDIU, nustret Abdullah, ndërsa Agron Kapllanaj i zonës së Ballshit ka përfunduar i shtati.

Më poshtë, lista e plotë e PD e dorëzuar në KQZ:

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *