Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka publikuar një dokument, përmes së cilës akuzoi qeverinë se falsifikon dhe grabit për militantët edhe bursat e NATO-s.

Nëpërmjet një një statusi në “Facebook”, demokrati shkruan se rasti i manipulimit të rezultatit të bursave të NATO-s,  tregon “babëzinë e qeverisë për të ndërhyrë kudo” dhe për të shkatërruar meritën e çdo të riu.

“Qeveria falsifikon dhe grabit për militantët edhe  bursat e NATO! Shqipëria po zbrazet dhe po plaket kryesisht prej mungesës së meritokracisë dhe padrejtësisë që nuk prodhon dot jetë normale. Qeveria e ka thelluar padrejtësinë sociale, pabarazinë dhe sundimin e ligjit prandaj çdo sondazh tregon deshirên e çdokujt për tu larguar pas përpjekjeve të pafundme për të jetuar me dinjitet në vëndin më të bekuar nga Perëndia por më të shkatërruar nga qeveria! Rasti i manipulimit të rezultatit të bursave të NATO-s,  tregon babëzinë e qeverisë për të ndërhyrë kudo, për të përdorur gjithçka për përfitim politik dhe për të shkatërruar meritën dhe ëndrrën e çdo të riu; që ketu mund të ecet me punë dhe studim. NATO akordon 4 bursa të plota studimi. Një bursë e vetme, është për Mjekësi Ushtarake. Zhvillohet konkursi mbi bazën e kritereve të përcaktuara (Foto 1)”

Salianji ka sjellë rastin e një djali që ka fituar bursin i pari në listë për Mjekësi Ushtarake, ndërsa këtë bursë ia vjedh një tjetër person, të cilin e quan militant partie.

“Mbi bazë të pikëve të mbledhura nga konkursi, dhe mesatarja e shkollës së mesme, i pari për degën Mjekësi Ushtarake, renditet Aldo Bledar Graceni me 90.86 pikë. Qeveria shqetësohet dhe vonon rezultatet, nuk i bën publike sipas ligjit, në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes. Fituesi Aldo Graceni, lajmërohet me telefon që nuk ka fituar. Në vend të tij, bursën e fiton kandidati i partisë që renditet i katërti në listë, dhe që ka 14 pikë më pak. Lista me vulën dhe firmat e zyrtarëve tek foto 2. Studenti bën ankesa me shkrim, në të gjitha institucionet e shtetit, që kanë lidhje me këtë çështje. Pas ankesës përfaqësuesit më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes marrin në telefon, në orën 20:17 të darkës së 3 gushtit 2020, familjen e djalit fitues dhe për 15 minuta i kërcënon, shantazhon dhe u bën presion psikologjik dy prindërve të tij. U thotë, se kanë kryer krim shtetëror, kanë vjedhur dokument të NATO-s, dhe Policia Ushtarake dhe ajo e Shtetit do t’i burgosë për këtë krim të rëndë. Pasi skandali denoncohet Agjencia e Inteligjencës së Shërbimit të Mbrojtjes, nis hetimet, por për të gjetur si “rrodhi” dokumenti (lista zyrtare), dhe jo për të vënë drejtësinë në vend. Si përherë qeveria kërkon të dënojë denoncuesin jo kriminelin! Ministria e Mbrojtjes shpik rregulla të reja, dhe formulë të re, të pabazuar në asnjë ligj, madje në kundërshtim flagrant me të. Skema e re, hyn në lojë, pasi ka mbaruar gjithçka, dhe është parë, që ka fituar djali i “gabuar” dhe jo ai që do donin zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes, duke kompromentuar kështu rëndë konkursin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *