Partia Demokratike ka denoncuar kryebashkiakun Veliaj se po kërcënon administratën me pushim nga puna nëse nuk merrr pjesë në kongresin e partisë të shtunën.

 

Në një postim në “Facebook”, drejtori i kabinetit të kryetarit Basha, Dorjan Teliti shprehet se drejtorëve të adminsitratës së bashkisë Tiranë u është kërkuar që të mos tolerojnë asnjë mungesë në aktivitetin partiak që do të mbajë kryebashkiaku Veliaj ditën e Kongresit të PS.

 

Sipas Telitit të gjithë punonjësit e administratës që do të mungojnë do të pushohen nga puna.

 

“Të gjithë në rresht për të duartrokitur “liderin” botëror në kongresin e partisë, në të kundërt pushohesh nga puna. Në mbledhjet e organizuara me administratën e bashkisë së Tiranës, u është kërkuar drejtorëve të mos tolerojnë asnjë mungesë në sheshin “Nënë Tereza” në aktivitetin partiak të kryebashkiakut vetëm pak metra larg pallatit të kongreseve ku do të mbahet Kongresi i PS-së. Ata që mungojnë, pushohen direkt nga puna. Kjo duhet të marrë fund! I ftoj të gjithë ata që detyrohen të duartrokasin nëpërmjet shantazhit të vendit të punës, të na bashkohen në përpjekjen tonë për ta bërë Shqipërinë si Europa! #ShqipëriasiEuropa #SistemiEnveristnëAksion #StopArbitraritetit”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *