Kreu i degës së Partisë Demokratike në Mirditë, Mark Ruçi denoncon se në këtë bashki është abuzuar me dëmshpërblimet  e tërmetit. Sipas tij, kanë përfituar para edhe ata persona që nuk kanë patur dëmtime në banesa, por janë militantë partie.

Sipas Mark Ruçit, vendimmarrjet kanë qenë selektive dhe jo të mbështetura në një ekspertizë reale në terren. Ai iu bërë thirrje organeve kompetente që të nisin hetimet për këtë proces , të cilin e konsideroi abuziv.

Ruçi shtoi se dhjetëra familje në Mirditë vijojnë të jetojnë në banesat e pabanueshme, duke iu rrezikuar jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *