Kreu i grupit parlametar i PD, Edmond Spaho ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra nga kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

 

Në një reagim në “Facebook”, Spaho teksa i quajti një turp deklaratat e kryebashkiakut të Durrësit, u shpreh se Rilindja është kantandisur në një regjim kriminal.

 

Sipas Spahos, ka ardhur koha që ky rregjim kriminal të shëmbet.

 

“A e pate cfare turpi!! Vangjush Dako i quan qytetare si gjithe te tjeret kriminelet qe takon gjate zgjedhjeve, kriminelet qe mban ne shtabet elektorale, krimineleve qe ju jep leje ndertimi, krimineleve te cilet blejne vota. Une kam 300 Nice ne gjithe Durresin tha Gjushi. Me ta shtroj dreka dhe darka per ti falenderuar per kontributin qe dhane ne zgjedhje. Nicja eshte nje kriminel i lidhur me laboratorin e Hasit dhe qe ble vota ne Durres. E cfare ka ketu, pyeti Gjushi, kjo eshte qesharake te merremi me gjera te tilla. E njejta gje ka ndodhur me Ndoken ne Lezhe. Ketu kemi katandisur me Rilindjen. Keqardhje me ata te huaj qe nuk kuptojne apo nuk duan te kuptojne se sa shume ka degraduar Shqiperia dhe rekomandojne si zgjidhje “permiresimin” e kodit elektoral. Ka ardhur koha qe ky rregjim kriminal te shembet i teri.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *