Partia demokratike ka çuar dosjen “Beketi” në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

 

Sekretari për çështjet zgjedhore Ivi Kaso ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal ndaj zyrtarëve të lartë të shtetit në lidhje me vendimin e arbitrazhit që detyron Shqipërinë t’i paguajë Beketit 110 milionë euro.

 

Kallëzimi i PD është kundër kryeministrit Rama, sekretarit të përgjithshëm të kryeministrisë Engjell Agaci, si dhe ish-Avokates së Shtetit, Alma Hiçka. Sipas PD kjo çështje është një nga faturat më të rënda për Shqipërinë e shqiptarët.

 

Në emër të opozitës Ivi Kaso ka premtuar se të gjithë ata që kanë përgjegjësi për faturën 110 milionë euro, duke filluar nga Edi Rama, Erion Veliaj e Engjëll Agaçi, jo vetëm do të shkojnë para drejtësisë, por do të paguajnë me pasurinë e tyre dëmin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *