Opozita dërgon ne Kolegjin Zgjedhor vendimin e KQZ per regjistrimin e kandidateve per deputete per zgjedhjet e 18 qershorit.

 

Burime zyrtare nga Partia Demokratike bene te ditur se Komisioni Qendror ka shkelur ligjin, pasi ka pranuar listat e partive përtej afatit te caktuar ne kod.

 

Ne 19 prill, ditën kur forcat politike dorëzuan listat, deputeti i PD Oerd Bylykbashi tha se zgjedhjet parlamentare nuk mund te mbahen ne 18 qershor, madje sipas tij edhe dekreti i presidentit, ligjërisht kishte rene.

 

Opozita arsyeton se Kodi Zgjedhor sanksionon se listat e kandidateve per deputet dorëzohen 50 dite para datës se zgjedhjeve. Sipas PD ky afat ka skaduar mbrëmjen e 28 prillit, në mesnatë.

 

Për pasojë, çdo veprim i bërë në KQZ një ditë më pas, është në shkelje të ligjit.

 

Por pas këtyre pretendimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sqaroi se afati i fundit per regjistrimin e kandidateve per deputet, skadoi në 29 prill në mesnatë.

 

Tashmë mbetet në dorën e Kolegjit Zgjedhor vendimi për të lënë në fuqi pranimin e listave të kandidatëve për deputete, apo do të pranojë ankimimin e opozitës, duke i dhënë një tjetër rrjedhë përgatitjeve për procesin elektoral të 18 qershorit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *