Partia Demokratike ka reaguar duke publikuar disa pamje nga protesta e 8 janarit, pas akuzave të Sali Berishës se brenda selisë së PD-së kishte njerëz të armatosur që qëndronin krah Bashës.

 

PD thekson se ideatori dhe urdhëruesi I dhunës dhe terrorit është vetëm ish-kryeministri Berisha.

 

“Vetëm një njeri në hall të madh mund të mashtrojë hapur shqiptarët për dhunën dhe terrorin e ushtruar kundër PD. Sali Berisha ishte ideatori dhe urdhëruesi i dhunës dhe terrorit. Sali Berisha kërkonte që mbi gjakun e demokratëve të negocionte “non grata-n” e tij. Njësoj si ai, edhe ndihmësit e tij të sulmit përpiqen të mohojnë dhunën që e pa gjithë bota. Demokratët e kuptuan dhe u shkëputën përgjithmonë nga ata që e kanë përdorur dhunën si mjet politik! NE KEMI ZGJEDHUR TË ARDHMEN.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.